Lulzim Basha në një takim me Aktivin e zgjeruar të Qarkut në qytetin e Beratit ka treguar ditën e sotme jo vetëm qëllimet që tashmë janë të ditura për shqiptarët por dhe ka treguar se kë ka në krah.
Në fillim të fjalës së tij Basha është shprehur se pas vizitës së tij në Perëndim do e bëjë Shqipërinë si gjithë Europa, duke na lënë kështu të mendojmë se Basha ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Me fjalë nuk i shpreh dot emocionet e kësaj pritje madhështore, që në fakt është mesazhi më i qartë, më i vendosur, më i prerë, mesazh ndaj atyre dhe atij që e ka mbajtur Beratin peng. Ka mbajtur qytetarët e Beratit peng me krimin dhe oligarkinë, që i ka vjedhur, varfëruar, shpronësuar, shpunësuar dhe i ka dërguar në emigracion, dhe që guxon të mendojë se do ti hedhë kularin në fyt Beratit me 30 qershor.
Nuk do të ketë zgjedhje me krimin, me hajdutët.
Dëgjojeni Beratin. Shikojeni Beratin, Beratin e shpresës dhe të lirisë e demokracisë. Beratin dhe beratasit në këmbë për dinjitet, për liri, për demokraci, ër Shqipërinë si gjithë Europa.
Më lejoni ta them këtu nga Berati, pas vizitës time në perëndim, se bashkë me aleatët tanë strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne ekemi bërë zgjedhjen tonë. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështore, jo për pushtet, por për një ideal që frymon që prej ditës tonë të parë si demokratë: ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.“- ka thënë Basha nga Berati.
Ndërkohë që duket se Basha është pritur nga qindra qytetar beratas nën thirrjet e ‘Rama ik’ dhe simbolit të 2 gishtave të Partisë Demokratike.