Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Vjosa Osmanin për detyrën e saj të re si Presidente e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ai dhe Partia Demokratike do t’i qëndrojnë krah Kosovës në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve për të përballuar sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes tyre.
Postimi i plotë:
Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik.
Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani!