Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka uruar argjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri, me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit pas pak orësh.
Të martën nis zyrtarisht muaji i shenjtë i Ramazanit. Basha në urimin e tij për besimtarët myslimanë, shkruan gjithashtu që le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.
“Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.
Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë! ” shkruan Basha.
(E.H/Faxweb.al)