Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Fshehja e vdèkjeve Covid, Basha vijon ákuzat ndaj kryeministrit: Dy ditë përpjekje për të fshehur faktet, askush nuk të beson më

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama për fshehjen e numrit të personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Basha thekson se Ramës iu deshën dy ditë për të manipuluar faktet, por askush nuk e beson më, pasi është e qartë se kush po gënjen sipas tij.

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë“, shkruan Basha në Twitter.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *