Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një intervistë të dhenë për emisionin ‘Padite me Xhaxhiun’ në televizionin FaxNews, ka folur rreth aktualiteti politik, si dhe ka hedhur dritë mbi takimin e sotëm të Bashës me ambasadorët e trojkës në Tiranë. Çollaku shprehet se në momentin që Rama ka grisur marrëveshjen e 5 Qershorit, opozita po mundohet që nëpërmjet konsultave me ambasadorët mos të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Çollaku është shprehur se nëse ndryshimet e njëanshme kushtetuese finalizohen me ndalimin e koalicioneve në Kodin Zgjedhor atëherë Rama gris marrëveshjen dhe me ndërkombëtarët. Sipas tij këto vendime të njëanshme mund ta çojnë vendin drejt destábilitetit.
“Po ndodh një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ka ndodhur që është grisur një marrëveshje 5 Qershorit dhe ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta në mënyrë të njëanshme si asnjëherë më parë. Është një ngjarje e paprecedentë, në një sjellje të tillë do të ishte një masë reciproke ku gjithçka të hidhej në erë dhe opozita të dilte në rrugë.
Por po ndodh një përpjekje ekstreme e përfaqësuesve të opozitës edhe në konsulta me ambasadorët, që e gjithë kjo dramë mos të shkojë deri në fund, dhe të rrezikohen zgjedhjet e përgjithshme. E rëndësishme është që efektet e këtij dëmi të amortizohen, që do të thotë pasyrimi i tij në Kodin Zgjedhor të bëhet në bazë të marrëveshjes së arritur në 5 Qershor.
Përpjekja dhe meraku i ndërkombëtarëve është mos-kolapsimi i situatës. Edi Rama gris marrëveshjen me opozitën por gris në të njëjtën kohë dhe marrëveshjen me ndërkombëtarët. Është një hap larg drejt destabilizimit të vendit përpjekja për ndryshime të njëanshme”.- tha Çollaku.