Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Basha sulmon ashpër Carlo Bolinon: ERTV fraksion 2, more ‘Bunkart-in’ pa garë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk është kursyer as ndaj gazetarit Carlo Bolino, i cili është njëherësh pronar i ‘Report TV’.

I ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo”, Basha e ka quajtur këtë televizion si “ERTV fraksion 2”, pasi sipas tij është i kapur dhe në shërbim të qeverisë.

“Si televizion ky nuk ka shpresë se është televizion i kapur nga qeveria. Ky është ‘ERTV fraksion 2’, por ka edhe ERTV fraksion 3, fraksion 4”, tha Basha, ndërsa vijoi më tej debatin me gazetarin Babaramo, i cili e akuzoi se edhe ai i kishte dhënë të gjithë fushatën prej miliona eurosh një televizioni.

Pas kësaj Basha është përgjigjur sërish me sulm, ndërsa e sfidoi duke i kërkuar emrin e televizionit.

“Më nxjerr emrat apo dokumentet ku unë kam firmosur e kam marrë milionat. Më nxjerr një dokument që tregon se i kam dhënë dikujt Bunkartin pa garë”, – tha Basha.

(B.B/ Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.