Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Koha për tu zgjuar’, foli në lidhje me përbërjen e kabinetit të tij në momentin që do të vijë në pushtet.
Basha i ka shuar shpresat të gjithë veteranëve të Partisë Demokratike duke deklaruar se kabineti i tij i ardhshëm qeveritar nuk do të ketë anëtarë që kanë shërbyer në poste ministrale në të kaluarën.
“Normal që jo. Uji rrjedh. Në qeverisjen time nuk do ketë anëtarë të kabinetit që kanë shërbyer në të kaluarën. Por do ketë anëtarë që do jenë në gjendje të mbajnë peshën e qeverisë.
Kabineti do përbëhet nga zonja dhe zotërinjtë spikatur, të cilët do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re polikte. Siç na takon, sepse jemi një brez i ri. E kemi njohur nga afër avantazhin e të bërit politikë në Europë”, u shpreh Lulzim Basha.