Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Basha rikthehet në lagjen e fëmijërisë, fqinjët: Djali ynë të duam kryeministër

Basha rikthehet në lagjen  e fëmijërisë, fqinjët: Djali ynë të duam kryeministër.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjate ecjes e takimeve me banorë të njësisë 8, u ka shpjeguar qytetareve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën qe do vendoset ne njësitë tregtare, te biznesit te vogël, qe do mbaje larg tatimoret pasi te shlyejnë detyrimin, vetëm 1.5 përqind te xhiros. Por gjate ecjes, Basha ka kaluar pranë banesës ku ka lindur ne Tirane. Ai ka kujtuar me banoret Xhirin, një grua e respektuar qe nuk jeton me, qe qëndronte ne krye te rrugicës.

Komshiu ngjitur, ne shtëpinë ku ka lindur Basha, Fatmiri, u ankua qe nuk e lënë as te lyeje shpine. Qemal Luca, i tha Bashes qe mezi po pret qe djali i tyre te behet kryeministër. Banoret u ankuan per varferi e lenia pas dore te lagjes.

Surprize ishte takimi me Nuzin, sic e quajne dajen e Bashes, i cili ndodhej ne nje kafe me gruan e tij. Ata u perqafuan perzemersisht. Banoret e njesise 8 e shohin Bashen kryeminister edhe si zgjidhje te halleve te lagjes se tyre.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.