Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë duke theksuar se Rama thotë se nuk është përgjegjësi e tij Covidi. Në bashkëbisedimin për gazetarët, ka komentuar dhe deklaratën e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend duke sqaruar se arsyeja e përzgjedhjes së cili pacient do trajtohet dhe cili jo, është vetëm për shkak të parave që janë vjedhur.
“Sa herë kapet me presh në duar nuk është përgjegjësi e tij. Testimet nuk qenkan përgjegjësi e tij. Ky që del dhe merr pengje dhe fëmijët për propagandë, testimet që janë gjëja kryesore kundër pandemisë nuk është përgjegjësi e tij? Jua them unë ku është lidhja sepse paratë e testimeve shkojnë për mafien e plehrave, pra vidhen.
Gjatë kësaj jave, duke kulmuar me dje dhe sot ka thënë lloj lloj gjërash për të hequr vëmendjen nga këto fakte dhe ju kërkoj si shoqëri, si njerëz të mençur që të mos e lejojmë të na hedhë hi syve. Mos e lejoni t’jua shesë sapunin për djathë. Jam këtu për tju ballafaquar me të vërtetat, jo me gërr vërret. Paratë nuk po ruhen për një ditë të zezë, por shkojnë në vrimat e zeza.
Paratë po vidhen prandaj thotë Manastirliu do përzgjedhim kush do trajtohet e kush jo, do vendosim kush do jetojë e kush do vdesë. Ky është krimi më i rëndë”, tha Basha.
(A.M/Faxweb.al)