Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dënimi me 1 vit burg për 1 meme, Basha ashpërson tonet: Boll më! Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish, por…

Kryetari i Partisë Demokratike përmes një postimi në Twitter, ka reaguar në lidhje me propozimin e ministres Etilda Gjonaj për dënimin e memeve pautorizim me deri një 1 vit burg. Basha shprehet se kryeministri nuk e ka mendjen të merret me menaxhimin e pandemisë dhe të shpëtojë jetët e njerëzve, por e ka mendjen të merret me meme.

“Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë”. Shkruan Basha në Twitter.

Postimi i plotë: Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *