Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një video postimi në Twitter ka pasqyruar shifrat rekord të ndikimit negative që ka krijuar “rilindja” në Shqipëri. Basha shkruan se vetëm në 7 muajt e parë të 2018-ës, janë mbyllur 8185 biznese, 45 çdo ditë.
“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruhet në videon e postuar nga Basha.
Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët! pic.twitter.com/j9nV36ong2
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 8, 2018
(J.D/Faxweb.al)