Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha publikon FLETORET me listat e borxheve: Duhet një ekonomi e fortë

Basha publikon FLETORET me listat e borxheve: Duhet një ekonomi e fortë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar fotot me listat e borxheve që ka parë në qytetet e të gjithë vendit.

Një fenomen ky që tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen shumë zona të Shqipërisë. Sipas Bashës të varfërit në vendin tonë nuk kanë mundësi të paguajnë as bukën që konsumojnë çdo ditë.

“Papunësia, pensionet e ulta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme.

Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare.

Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë”, shkruan Basha.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.