20:53 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor: Parlament me 2 dhoma, si do të zgjidhet ‘Senati’ shqiptar (Të gjitha propozimet)

14:59 | 06/03/2020
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor: Parlament me 2 dhoma, si do të zgjidhet ‘Senati’ shqiptar (Të gjitha propozimet)

Kryedemokrati Basha në një bashkëbisedim me të rinjtë ka zbuluar dhe të gjitha pikat e reformës radikale që kërkon ai në sistemin zgjedhor. Ndërsa Reforma zgjedhore duhet të konkludohet brenda datës 15 mars sipas dhe rekomandimeve të OSBE-ODHIR, Partia Demokratike kërkoi sot shtyrjen e takimit të radhës të Këshillit Politik të ngritur pikërisht për këtë çështje.

Por Basha siç u shpreh vetë, i sheh zgjedhjet në Shqipëri si të prishura dhe se vota nuk ka vlerë.

Ndaj sipas tij duhen bërë ndërhyrje kirurgjikale, që nga skanimi i kandidatëve deri tek kompozimi i parlamentit shqiptar ku brenda tij duhet të ketë organ ‘mbi’ të tjerët për të kërkuar llogari.

“Basha propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Gjithashtu Basha kërkon votim elektronik, skanim të financimeve të partive si dhe përjashtim të kompanive që kanë kontribuar financiarisht në fushata elektorale.
Demokrati në fund, ka theksuar si jo pak më të rëndësishmen, ngritjen edhe të një qeveria tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve derisa Shqipëria të pranohet në BE.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat.

Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur.

Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre.

Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.

Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë.

Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike.

Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Ngritja e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.

Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat.

Kemi shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma.

Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm.

Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE.

Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën e qytetarwve. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët“, ishin disa nga pikat e propozuara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. (B.S/ Faxweb.al)

Pas

U arrestuan me bujë për laboratorin e falsifikimit të dokumenteve, lirohet punonjësi i Bashkisë së Tiranës dhe një grua

Para

E hoqën nga puna pas 30 viteve në ekran, prezantuesja shqiptare reagon ashpër

Para
E hoqën nga puna pas 30 viteve në ekran, prezantuesja shqiptare reagon ashpër

E hoqën nga puna pas 30 viteve në ekran, prezantuesja shqiptare reagon ashpër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

Tragjedi në Otranto/ Burri vdes brenda në makinë në sytë e vajzës 3-vjeçare, teksa priste gruan të dilte nga puna

BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe

Autostrada italiane në zjarr pas përplasjes së aeroplanit të vogël, të paktën dy të vdekur

Sheinbaum: Rreth 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

Intervista në Al Jazeera/ Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.