AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Basha plotësoi dëshirën e Ramës për t’u rifutur opozita në sistem”, Andi Përmeti: Ja cila është kostoja

Deputeti i Bindjes demokratike, Andi Përmeti e ka quajtur marrëveshjen e sotme për Reformën Zgjedhore dhe arritjen e konkluzioneve më të dëmshme se ajo e 17 Majit të 2017, ndërsa argumentoi se kjo garanton zgjatjen e pushtetit për Edi Ramën.

Sipas Përmetit, kjo marrëveshje rifut në sistem Partinë Demokratike, ndërsa sipas tij kjo është ajo që ka dashur të arrinte Rama për të pasur më të lehtë ushtrimin e pushtetit.

Më tej, deputeti duke sqaruar edhe deklaratën e kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozit, tha se Basha tradhëtoi mbështetësit për të cilët tha se ‘lanë pozicionet e tyre të punës duke shkuar pas gënjeshtrave të tij”.

Pjesë nga intervista:

Si e pritët përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare në këtë tryesë?

Përmeti:Kam deklaruar se duhej një tryezë për ndryshimin e sistemit, por problemi është se kjo është një tryezë për t’i dhënë Ramës mosdaktësinë për rrëzimin e sistemit. Ne prisnim të gjithë që të bëhej një bashkim i madh forcash për rrëzimin e Ramës, ndërsa sot ndodhi e kundërta. Ndryshe ky vjen në një kohë kur Lulzim Basha fitoi dje pushimin e çështjes ndaj tij, kjo i dha një rast dakortësisë për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, si një njeri i kapur plotësisht nga kryeministri. Kush ishte angazhuar për të rrëzuar Ramën, ka marrë sot një goditje fatale.

Mendoni se kjo vjen në sajë të një marrëveshjeje paraprake mes Bashës dhe Ramës?

Përmeti: Nuk ka dyshim, kjo është e dukshme. Ne shikuam që disa nga aletët e Bashës më të mëdhënj kanë deklaruar me forcë ndryshimin e sistemit, ndërsa patën një takim me Bashën dhe ndodhi e kundërta. Sot u konsolidua një marrëveshje dhe është më e turpshme dhe më e rëndë se e 17 majit. Kjo është një marrëveshje që koston e ka paraprake, sepse ka kosto humbjen e bashkisë, humbjen e karrierës së dhjetra njerëzve që lanë punën duke ndjekur gënjeshtrat e Bashës, janë lënë njerëz në mes të rrugës. Ky sistem mban përjetësisht në pushtet Ramën dhe Bashën.

A rrezikon që mosndryshimi i sistemit, në zgjedhjet e ardhshme opozitë parlamentare të mbetet jashtë parlamentit në zgjedhjet e ardhshme?

Përmeti: Këtu nuk është çështje sistemi por parimesh, duhet të vendoset një sistem që garanton lirinë e zgjedhjes pastaj mbetet në dorën e qytetarëve. Nëse ka një palë të dëmtuar nga kjo marrëveshje është Partia Demokratike. Çdo parti në sisteme merr atë që jep populli. Duke demokratizuar partitë demokratizon edhe sitetimin, votat nuk i prek sistemi por partitë.

Përmeti ka folur edhe për reagimin e Astrit Patozit ditën e sotme pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike

Përmeti: Basha ka deklaruar se nuk do të ulej kurrë me Edi Ramën dhe Damin Gjiknurin personin më të akuzuar për vjedhje votash që jo vetëm nuk është në burg, por janë në të njëjtën tavolinë. Patozi ka thënë me ironi se nëse është ulur në atë tryezë pavarësisht deklaratave tregon se Rama ka ikur nga pushteti në njëfarë forme se tjetër interpretim nuk mund të ketë.

Kjo tryezë tregon se është shitur pushteti për 2021 dhe ka një kosto shumë të madhe. Basha i ka dhënë Ramës atë që ka kërkuar dhe e ka pasur më të nevojshme, futjen në sitem të opozitës, dhe me futjen në sitem sërish të Bashës, Rama e ka më të lehtë për ta mbajtur pushtetin.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *