Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore/ Reagon Basha: Teatrin e shembi barbaria e regjimit, por do ta rindërtojmë siç ishte dhe ku ishte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ku thekson se kjo ditë e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar. Basha shprehet se teatri u shemb nga barbaria e qeverisë, pasi u kthye në një vijë ndarëse mes qytetarëve dhe regjimit. Gjithashtu kryedemokrati thekson se kur ai të vijë në pushtet do t’a rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

“Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.

Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës”.- shkruan Basha.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *