18:34 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha: PD e bëri detyrën e vet në parlament, ishin ata që na përjashtuan

12:18 | 23/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: PD e bëri detyrën e vet në parlament, ishin ata që na përjashtuan

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi sot nga “Sheshi i Lirisë”, nga “parlamenti i ri” se protesta është një vendim i pakthyeshëm, për të cilën nuk bëhet asnjë negociatë, asnjë kompromis.

Lidhur me bojkotin, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se detyra e PD-së në parlament ka përfunduar dhe ishte mazhoranca që shkaktoi këtë largim, duke përmendur këtu 29 kandidatët për 27 pozicionet, lidhur me reformën në drejtësi.

Ai theksoi se PD do ta çojë përpara reformën në drejtësi, pasi protesta po merr hov ditë pas dite.

“Durrësi është një qytet ku nxënësit studiojnë në kushte të mjerueshme, një qytet ku miliona euro beton hidhen për fasada. Të gjitha këto janë derivat i zfjedhjeve të shkatërruara që nga 2015. Ja çfarë ndodh kur krimi fiton zgjedhjet.

Kjo është një orë vendimtare, një vendim i pakthyeshëm. Kurrë më zgjedhje të kapura, kjo është një lëvizje e madhe kombëtare e qytetarëve, kjo është një ndër të paktat të këtij lloji. Për zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka e nuk do të ketë asnjë kompromis, asnjë negociatë.

Parlamenti i shqiptarëve është këtu, i pastruar nga kriminelët, është këtu. Aty është vetëm partia e krimit. Në shtëpinë e lirisë çdo qytetar është përfaqësues sovran. Nuk do të ketë tërheqje asnjë hap prapa. Ne përditë do të avancojmë deri në fitoren e plotë, ditë për ditë qytetarët po angazhohen.

Më në fund ambasadori i OSBE-së dëgjoi zërin tonë. 2 mld euro para të pista. Ne nuk do t;i pranojmë kurrë. Të rreshtohemi të gjithë, qytetarët e lirë të Shqipërisë për këtë betejë. Dënglat e tyre se ata e duan reformën në drejtësi dhe ne nuk e duam, nuk i beson më askush. Sot nga ky shesh dua t’u bëj të qartë: PD e bëri detyrën e vet në parlament. Ishin ata që përjashtuan opozitën duke thyer premtimin që dhanë përballë ndërkombëtarëve.

Sot kjo mazhorancë propozon 29 kandidatë për 27 pozicione. Pra ka emërime, jo zgjedhje. A mund ta pranoni ju këtë? Kujt i shërben një drejtësi e tillë? Kush ka frikë nga gjyqtarët e pakapur? Ata që kanë vjedhur apo opozita që e ka lidhur fatin e saj me fatin e qytetarëve shqiptarë?

PD do e çojë përpara reformën në drejtësi. Do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë. Qëndresa jonë sapo ka filluar, beteja jonë po merr hov nga dita në ditë, rrugë tjetër për Shqipërinë nk ka.”, deklaroi ndër të tjera Lulzim Basha. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bojkotedi ramalulzim bashaproteste
Pas

“Ekuilibri i ri politik dhe reforma që duhej bërë dje”

Para

Bleona Qereti kritikohet nga fansat, arsyeja (FOTO)

Para
Bleona Qereti larg motit të ftohtë, ja ku po pushon

Bleona Qereti kritikohet nga fansat, arsyeja (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drenova në flakë/ Zjarri vështirësohet nga terreni, ndërhyrja nga ajri jep rezultat

Bitcoin, vlerë rekord mbi 120,000 dollarë, në “Javën e Kriptovalutave” në SHBA

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17 vjeçarja nga Vlora mbërrin te Trauma

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.