Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një lidhje direkte për emisionin “OPEN” është shprehur i shqetësuar në lidhje me masat që po merren në mbrojtje nga koronavirusi.
I pyetur se çfarë do bënte nëse do ishte Kryeministër ai rënditi tre hapa që sipas tij janë emergjent tani:
Të sigurojmë vijën e parë, mjekët. Të kemi pajisje mbrojtëse për të gjithë perosnelin mjekësor. Të sigurojmë që të kemi pajisjet testuese.
Basha:” Kufizimet e forta dhe masat ekstreme kërkojnë masa mbështetëse. Tre gjërat që duhet të bëhen një orë e më parë. Të sigurojmë vijën e parë, mjekët. Të kemi pajisje mbrojtëse për të gjithë perosnelin mjekësor. Të sigurojmë që të kemi pajisjet testuese. Sot duhet të kemi mjaftueshëm pajisje për të testuarit. Kemi 50 për qind të popullsisë që në kushte normale mezi ia del. Kanë nevojë për ndihmë. Një paketë sociale që kemi propozuar. Natyrisht edhe të moshuarit dhe pensionistët. Po sot vura re që është shpallur nga zt.Rama ajo për të siguruar ushqime për pensionistët. Mos të harrojmë që me këtë dallgë po vjen edhe një dallgë ekonimike. Prandaj, sot duhet të shpallet paketa veçanërisht biznesit të vogël që është shtylla e ekonomisë shqiptare. Duhet të nisin pezullimet e detyrimeve”.
A ka para qeveria për ta përballuar situatën?
Basha: “Anulimin e 10 koncesioneve që janë 120 mln euro. Vitin e kaluar KLSH ka kapur 1 miliardë euro dëme. 6 vitet e fundit, shuma është e barabartë në një buxhet shteti. Ndërkohë që flasim, ka akoma tendera dhe koncesione. Siç është vepruar sonte me pezullimin e koncesionit korruptiv të Check Up të veprohet edhe me koncesione të tjera”.