Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Basha nuk i ka angazhuar strukturat për tubimin”, Altin Goxhaj: Unë e pështyj Kushtetutën, po vijnë nigerianët me HIV-AIDS e tuberkuloz

Si çdo të diel avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar në studion lajmeve të Fax Neas nga ku ka hedbur akuza të forta për gjithë aktorët politikë në vend duke kujtuar votimin në unanimitet të ndryshimeve kushtetutuese që siç argumenton ai, janë bërë me urdhër të Sorosit.

Goxhaj ka ngritur fillimisht alarmin se në vendin tonë falë politikës me dashje të shpopullimit, po vijnë emigrantë nga Nigeria, duke shtuar se ky vend njihet si i prekur masivisht nga sëmundjet e transmetueshme si HIV dhe AIDS por edhe tuberkulozi.

“Pash një spot që më pëlqeu, përdorte termin shpopullim i Shqipërisë”. E përdori PD-ja por mendoj se e ka bërë Meta, për herë të parë PD mbajti një qëndrim të tillë por jo në mendjen e saj. Sepse PD nuk flet kurrë pasi ka frikë nga Sorosi sepse ka një axhendë që e respekton. Dhe kur e përmendin shpopullimin nuk e thonë vetë, ua thonë të tjerët. Nigeria është një nga vendet bazë të importit të emigrantëve, është axhenda e shpopullimit të Shqipërisë me popullimin e Shqipërisë nga qytetarë të vendeve të mbaruara që vijnë edhe me 200 euro rrogë dhe rroba e ushqim për të ngërën mbeten të lumtur. Vendi numër 2 në Afrikë për të prekurit me HIV-AIDS. Me qindra mijëra të prekur në vendin e tyre. Kam një dokument që thotë se Nigeria ka më shumë të sëmurë me HIV-AIDS se çdo vend tjetër në botë. Po e pupullojnë Shqipërinë për ta shpopulluar.

Regjistrimi i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ishte më pak se 100 mijë. Edhe sot PD për të refuzuar kërkesën e Ramës për 800 mijë vota, i thotë se kanë ikur 400 mijë shqiptarë, si i thua kanë ikur kur këta janë njerëz që nuk e mbështesin Edi Ramën. Po na sjellin turbekulozin në një sistem të rrënuar të shëndetësisë falë axhendës së Sorosit. 3 milionë e 200 mijë njerëz janë të sëmurë me HIV-AIDS, mbi 500 mijë të sëmurë janë të prekur nga tuberkulozi në Nigeri. Ç’kushte kemi ne për trajtimin e kësaj sëmundjeje? Përveç të tjerave është edhe një nga 4 vendet e “Ebolas”. Ne trembemi për koronavirusin por tërheqim njerëzit me sëmundje të rënda.   

Shqipëria duhej ti ndalonte ardhjen e këtyre emigrantëve, ç’kontroll do iu bësh atyre kur nuk ua bën shqiptarëve?! Nigeria është një nga vendet më të varfëra në botë, ku kanë karta shëndetësore ata?!”, tha ndër të tjera Goxhaj.

Lidhur me tubimin e nesërm, ai konfirmoi pjesmarrjen por tha se nuk del për Ilir Metën as për Kushtetutën, duke shtuar se ai e pështyn këtë të fundit sepse është bërë me urdhër të Sorosit, por vijoi, avokati, del për të kundërshtuar grushtin e shtetit që e ka nisjen që në vitin 2016.

“Ne kemi nesër përballë një protestë masive ku përdoren termat “Grusht shteti” dhe “Kushtetuta”. Kjo është Kushtetuta e Sororosit e marrë me vota peng. Grushti i shtetit është pikërisht votimi i kësaj Kushtetute. Thelbi është viti 2017 por nisja me vortimin në 2016. Një libër që kam lexuar por për çudi është zhdukur nga bobliotekat,  “Teknikat e grushtit të shtetit”, është libri që më ka hapur më shumë sytë për të parë Sorosin në Shqipëri dhe arsyet pse ishte i pranishëm dhe se si funksiononte. Është shkruar në vitin 1931 nga një autor i rëndësishëm i kohës që shpjegonte ç’do të ndodhte në të ardhmen. Ishte aq i saktë sa kishte parashikuar grushtin e shtetit nga Hitleri, njësoi si Rama që erdhi në pushtet me zgjedhje. Aq i rëndësishëm ishte parashikimi i tij sa të gjithë pushtetarët e ruanin për të mbrojtur pushtetin dhe opozitarët për të marrë pushtetin”.

Lidhur me nisjen e grushtit të shtetit në Shqipëri sipas tij, Goxhaj tha se të gjithë aktorët kryesor politik në vend u bënë bashkë në 2016 dhe votuan me 139 vota ndryhimet kushtetuese të imponuar nga Soros duke i quajtur pengje të tij.

Ai është treguar mjaft i ashpër edhe me Presidentin Meta për të cilin tha se ka bërë pazar ditën që është takuar me Alex Soros ndërsa tani sipas tij tghërret popullin  për të mbrojtur Ksuhtetutën e Sorosit, ndërsa Bashën e quajti spiun të Ramës.

“Në 2016 janë marrë peng 139 deputetë për të nënshkruar Kushtetutën e Xhorxh Sorosit, Edi Rama, Lul Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha u bënë të gjithë bashjkë, këta janë të gjithë pengjet e Sororsit, janë të kapur prej tij. Unë nuk e puth do tëkëtë Kushtetutë, unë e pështyj këtë, dhe nesër do dal jo për Kushtetutën por për grushtin e shtetit. Si përgatitje ka qenë që në 2013, por plani për ta nisur është bërë në zyrën e Bashës me Sorosin për të bërë reformën në drejtësi. Grushtet moderne të shtetit bëhen me kapjen e Kushtetutës, por pse nuk e thotë këtë Ilir Meta. Ka bërë pazar ditën që u takua me të, i lutej të ndihmonte shoqërinë civile. Të gjithë e kanë parë skenën si janë kërcënuar nga Vlahutin dhe Lu. Grushti i vërtetë ka ndodhur duke miratuar këtë platformë dhe duke e realizuar me zgjedhjet e 2017. Ka një spiun të vetin Adi Rama, Lulzim Bashën. Meta që ka bërë pazar me Sorosin na thërret për të mbrojtur kushtetutën e Sororsit.

Jo nuk dal për Kushtetutën, ajo duhet rrëzuar, sa më parë të mundet. Shkelja që i bën Rama është ordinere, se i ka garantuar të bëjë këtë lloj sistemi drejtësie. Çfarë kanë bërë këta të gjithë bashkë? Kanë miratuar një Kushtetutë që kërkojnë të bëjnë vetting dhe këtë shembull e ka marrë Albin Kurti e ka marrë nga Tirana dhe kërkon ta implementojë për llogari të Sorosit pas takimit me Sorosin, atë shpresë kishim tek Kosova që përmes saj të shpëtonim edhe Shqipërinë. Kjo skemë e filluar nga lart vettingun, i hedh poshtë gjykatat. Që të kalosh vettingun duhet të kesh mbështetjen e Edi Ramës, janë pjesë e një loje dhe nuk dalin kundër saj. Meta bënte thirrje për ta votuar këtë Kushtetutë, pse e bëri? Sepse donte të mos linte të kuptohej se kishte frikë nga reforma në drejtësi. Taulant Balla i thotë Sali Berishës, nuk e di pse jeni kundër, Basha na ka dërguar email. Berisha bëri disa ndryshime, sepse e koptoi se po bëhej një lojë ndaj tij.

Berisha ka një pakt me djallin për ta mbajtur Lulzim Bashën aty, e ka me Sorosin. Është historia 200-vjeçare e Mala Parte, e ka shpjeguar në 1931, nuk e them unë për grushtin e shtetit. Nuk mund të ketë grusht shteti pa kapur Kushtetutën. A mund ta lëmë në heshtje këtë punë. Jemi në një situatë kur Rama ka kërkuar 800 mijë vota, dhe e ka seriozisht, dhe kur Rama thotë dua aq, kaq do të behën. E ka thënë edhe më parë dhe aq janë shtuar në listë”, tha avokati në Fax News.

Për Goxhajn, Lulzim Basha nuk ka asnjë shans të bëhet kryeministëër, madje ai argumentoi se nuk e ka pasur kurrë këtë qëllim, pasi qëllimi i tij sipas avoaktit është shkatërrimi i Shqipërisë.

Lidhur me tubimin e nesërm dhe pjesmarrjen e demokratëve, Goxhaj tha se Basha niuk ka bërë asnjë lëvizje që ajo të jetë masive dhe argumentoi se asnjë strukturë e PD-së nuk është angazhuar që të grumbullojë sa më shumë njerëz.

“Lulzim Basha nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet, duke pritur hurmat, ai nuk e ka pasur në plan për tu bërë kryeministër sepse ka ardhur me axhendën për ta shkaktërruar Shqipërinë. Lulzim Basha nuk ka angazhuar asnjë mekanizëm për protestën, sepse do që të dështojë çdo lloj gjëje. Unë do të dal kundër grushtit të shtetit që ka bërë Rama dhe Basha me mbështetje edhe të Ilir Metës e Berishës. Nesër është një gjysëm gënjeshtër dhe ne duhet të tregojmë gjysëm të vërtetën, duhet të dalim për atë gjysmën që kjo Kushtetutë dhe zgjedhjet e 2017 janë themeli i grushtit të shtetit.

E rëndësishme është se janë të gjithë fajtor dhe bashkëfajtorë. Ardhja e Nigerianëve është gjëja më e tmerrshme, kudo mund të gjesh tradhëtarë, maskarenjë, por kurrë një klasë të tillë kaq anti-shqiptare për t’i shërbyer një axhende për vrasjen e këtij populli. Në ktëtë televizion është ky që po flasim që ka përdorur dhe lejuar të flitet për termin “shpopullim””.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *