Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Bashës i shkrihet zemra nga kërkesa e Lushnjares, por s’e jep veten: Kthehemi te tema (Video)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në zonën e Divjakës ku ka pasur takime të ndryshme me banorët e zonës. Gjatë bisedës në dukje rastësore me dy gra, njëra prej tyre i bën Bashës kërkesën për rrëzimin sa më parë të Ramës, moment i cili është shoqëruar me buzeqëshje nga ana e kryeopozitarit.

”Le të rikthehemi te tema”, tha Basha dhe më pas vijoi me denoncimin e tij për koncensionin e shpallur dje nga qeveria Rama, për ndërtimin e rrugës Milot-Fier.

“U bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive. “

Në videon e realizuar duke përshkruar Divjakën, Basha tha ndër të tjera për krizën ekonomike: “Hapi i parë që duhet ndërmarrë në një situatë të tillë, është stabilimi i situatës së pandemisë që deri tani ka vetëm fjalë dhe asgjë konkrete për ta kthyer së paku numrin e infektimeve në paramterave normal. Në këto kushte, BE nuk ka për t’i hapur kufijtë. Fqinjët nuk I kanë këto problem, si Greqia, Mali I Zi. I vetmi vend që ndëshkohet është Shqipëria.

Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’I dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje? Ka dhënë koncension 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier. Them imagjinare, sepse një pjesë e kësaj ruge është ndërtuar. E mbani mend Ramën kur thoshte rrugë rrugë rrugë….

Pra, një qeveri në ikje që jep 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare . E kam thënë që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre vendimeve.”

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *