Në turin e takimeve me të rinjtë, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë shumë interesante me disa të rinj që nuk kanë vijuar dot universitetin ose kanë pamundësi të mbarojnë studimet nga pamundësia ekonomike. Basha u tha atyre se në rast se duan që ndryshimi të vijë në këtë vend, atëherë duhet të marrin vendimin për të ardhmen e tyre në datën 25 Prill.
“Resursi, burimi, forca më e madhe që kemi për të ndryshuar është një politikë në shërbim të njerëzve. Investimi më i madh i kundërshtarit tonë politik sot në qeveri është të zhbëjë besimin tek politika si instrument ndryshimi.
Kjo është një qeveri dhe ky është një kryeministër që mendon vetëm për veten, nuk mendon për njerëzit. Dhe pastaj mundohet të shkatërroje instrumentin e vetëm një njeh demokracia për ndryshim që është investimi të një vizion i ri, të një energji e re, te një përqasje e re. Jo thjesht një ndryshim karrigesh, një ndryshim përqasje.
Një politikë në shërbim të njerëzve, një politikë e cila i vë interesat e qytetarëve te parat është forca e vetme që mund të sjellë ndryshimin. Dhe i gjithë investimi i tyre përdoret për të shkatërruar besimin që ky ndryshim nuk ndodh për të thënë që kështu është e thënë, kështu është e shkruar, nuk ndryshon dot.
Shqipëria kështu e ka fatin të shkruar, ne kështu e kemi fatin të shkruar, s’kemi asnjë rrugë tjetër. O të ulim kokën, o të largohemi nga vendi. Jo, nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu pas 25 prillit.
Besoj që ky të jetë një motiv i mjaftueshëm për të na bërë të gjithëve bashkë dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë familjet shqiptare pavarësisht bindjeve politike dhe ndryshimin që kërkon dhe meriton në veçanti rinia shqiptare. Dy rrugë ka. Ose të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë, ose ta dorëzojmë vendin në duart e të keqes. Ju mund të ju duket paradoks, se me siguri mendja ta do që ndryshimi të vijë nga ata që kanë më shumë përvojë e më shumë përgjegjësi, por kurrë ndryshimi nuk ka ardhur pa qenë rinia në ballë të ndryshimit.
Ajo që na duhet është të bashkojmë energjinë rinore rreth këtij synimi. Edhe njëherë, asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli. Të qëndrosh në shtëpi do të thotë të vazhdojmë kështu si jemi dhe synimi kryesor i kësaj qeverie 7 vite ka bërë premtime dhe s’ka mbajtur asnjë premtim, është që të vazhdojë kështu siç është. Janë të vetmit që nuk e duan ndryshimin. Pse? Ata janë në rregull.
Të gjithë shqiptarët vuajnë, ata janë në rregull. Pra, kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë dhe më e qartë zgjedhja që duhet bërë. Do të vazhdojmë këtu ku jemi, kështu siç jemi apo do ta ndryshojmë? Dhe thirrja kryesore që kam për ju është që në qoftë se jeni të vendosur për ta ndryshuar dijeni që e kemi bashkërisht në dorë ndryshimin”, tha Basha.
(E.K/Faxweb.al)