Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla janë dy personat e vetëm që priten të flasin ditën e sotme në takimin për nisjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Mësohet se kryeministri do të bëjë një prezantim të shkurtër për të gjithë kandidatët për deputetë në listat e PS-së në tëe gjitha qarqet.
Ndryshe nga Partia Demokratike, mbështetësit e së cilës kanë mbushur sheshin Nënë Tereza, në ceremoninë e nisjes së fushatës të PS-së nuk do lejohen qytetarët.
“Në sheshin Skënderbej janë duke u finalizuar gjërat e fundit. Për pak minuta pritet të mbërrijnë kryeministri dhe të gjithë kandidatët për 25 prill. Të gjithë punonjësit janë duke u marrë me detajet e fundit. Ndryshe nga PD-ja që ka thirrur simpatizantët e saj, në perimetrin e të gjithë sheshit Skënderbej nuk lejohet të futet asnjë qytetar.
Pritet të flasë kryeministri që do bëjë prezantimin e kandidatëve. Pritet të flasë edhe Taulant Balla dhe do të jetë një prezantim i shkurtër i të gjithë kandidatëve,” raportoi gazetarja e Fax News nga sheshi Skënderbej.
(E.H/Faxweb.al)