Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha dhe aleatët nuk pyesin më për Covidin, marrin vendimin final: Ka efekt të menjëhershëm…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për gazetarët, pas takimit që ka mbajtur me aleatët në selinë e PD-së, ku njoftuan se do të nisin përgatitjet për fillimin e protestave mbarëkombëtare. Basha tha se fillimisht opozita do të mbështesë të gjitha protestat e shoqërisë civile, dhe njëherësh do organizojë strukturat.

Basha: Vendi drejtohet nga një hajdut ordiner që ka marrë peng shtetin shqiptar, kulturën dhe shpirtin e qytetarëve, prej 7 vitesh opozita ka bërë betejë me këtë të keqe. Kemi ekspozuar ditë pas dite shkatërrimin e rendit kushtetuese, zgjedhjeve të vjedhura. Kjo është afera e radhës, është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e tij.

Si sot tre vite më parë unë u ula në një tryezë, me shpresën që do të arrinim një marrëveshje. Koha tregoi se unë gabova, opozita është e vendosur që kjo mos të ndodhë më kurrë.

Ne jemi të vendosur që duam të largojmë me çdo mjet demokratik largimin e qeverisë. Ne do të mbështesim çdo protestë të Alerancës së Teatrit dhe shoqërisë civile, dhe do të organizohemi për protesta mbarëkombëtare, kjo do të jetë me efekt të menjëhershëm. Ky është vendimi i parë.

Ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, angazhimin tonë që nesër në pushtet me qeverinë e zgjedhur me votat e shqiptarëve, jo vetëm në angazhimin me shkrim për Teatrin, por do të siguroj ndëshkimin shembullor nga Edi Rama dhe të gjithë të tjerët.

Një orë e më parë ky është komunikimi i parë pas vendimeve të rëndësishme që ka marrë opozita sot, për të organizuar edhe protesta dhe për të mbështetur qytetarët. Ju bëj thirrje qytetarët të jenë të kujdeshëm. Ju bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen masvisht. Sot do të jemi në krah të njerëzve që u dhunuan nga dikatura e çapës së bukës dhe duhet të marrë fund kjo gjë.” (E.K/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *