Kryetari i PD, Lulzim Basha do të mbajë një takim me aleatët në selinë e Partisë Demokratike në orën 15:00. Mbledhja pritet të bëhet në përfundim të Këshillit Politik, ku pritet të diskutohet rreth propozimeve që kanë palët për kodin zgjedhor.
Mbledhja e Këshillit Politik për të cuar para Reformën Zgjedhore u kërkua ditën e djeshme nga opozita e bashkuar, ndërsa ditën e sotme u konfirmua pjesëmarrja në takim nga Rudina Hajdari dhe Damina Gjiknuri.
Në mbledhjen e fundit e cila dështoi pa dakordësi mes palëve politike, Bylykbashi tha në fjalën e tij se me sjelljen që PS po demonstron në këto dy mbledhje të Këshillit Politik po shkel të dyja marrëveshjet, si atë të 14 janarit, edhe atë të 5 qershorit.
Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshill, Damian Gjiknuri tha se kërkesa e opozitës për të marrë një mendim ekspertize nga OSBE/ODIHR është vetëm një tentativë për zvarritje. Sipas tij, opozita po kërkon që të krijojë një krizë artificiale për të justifikuar frikën e saj nga zgjedhjet. (A.M/Faxweb.al)