Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme, Spiropali: Ti e grise kontratën me qytetarët, prit 2021-shin

Pak minuta pasi kreu i PD-së Lulzim Basha foli për zgjedhje të parakohshme, pas ndryshimeve në Reformën Zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi i parë nga qeveria Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali shprehet se Basha duhet ti harrojë zgjedhjet e parakohshme, pasi e ka grisur kontratën me qytetarët që në momentin që vendosi për të djegur mandatet.

Më tej Spiropali shprehet se qeveria e Edi Ramës do të çojë deri në fund mandatin e saj katër vjeçar, dhe po përgatitet për dy sezone plot me beteja për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin në Facebook:

Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare!

Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë.

Ne po përgatitemi për dy sezone të reja betejash në çdo drejtim dhe për një Shqipëri më të mirë në çdo fushë të jetës. Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për reformën zgjedhore, aq më pak kohë kemi ne për të humbur me ta.

Brenda dhjetorit do te votojme Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *