Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha iu shpreh mirënjohjen artistëve: Nxorët lakuriq qeverinë, tërmeti nuk e rrëzoi teatrin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal pak minuta më parë tek ambientet e Teatrit Kombëtar për të takuar artistët që kanë dalë në mbrojtje të godinës. Gjatë fjalës së tij, Basha iu shprehu falenderime artistëve për ndihmën dhe angazhimin e deritanishëm për banorët e prekur nga tërmeti.

Ai u ndal edhe tek “lufta” mes qeverisë dhe artistëve për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Sipas liderit demokrat, ky tërmet i fuqishëm e nxori lakuriq qeverinë që deklaronte se teatri rrezikonte shembjen.

Ju jeni monument i solidaritet dhe qëndresës. Opozita si ndihet? Unë ndihme shumë mirënjohës ndaj jush. Ju e nxorët atë lakuriq. Ai tha se tërmeti do të rrezohej teatrin, por ja ku është. Unë po vijë nga zona në fshat, ku banorët janë lënë në mëshirë të fatit. Është shkatërruar një shtet i tërë, e pamë se si i la efektivët tanë me duar zbuluar duke gërmuar.

Ky teatër rrëzoi qeverinë e kartonit. Ndej keqardhje ndaj atyre njerëzve që kemi lënë ashtu, pas tërmetit. Teatri dhe Astiri janë dy monumentet e rezistencës. Ju në një ditë të zezë të vendit, ditët se si të tregonit se sa të madhe e keni zemrën. Aktet tuaja flasin vetë. Ndihma juaj ka bërë diferencën. Ju faleminderit nga zemra, që e keni zemrën kaq të madhe. Kjo tregon se shteti prej kartoni u shemb, ndërsa ne jemi një komb, të gjithë bashkë, pa dallime partiake jemi bashkuar”, tha Lulzim Basha.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *