Kryedemokrati Lulzim Basha ka ákuzuar kryeministrin Edi Rama se po shkatèrron agrobiznesin vendas pasi inaguroi dy herë të njëjtën fermë. Sipas tij, cirku kryeministror ka rrènuar ekonomitë dhe ka zhvátur paratë e shqiptarëve ndërsa fondet publike janë në dispozicion të klientëve të Ramës.
Në videon e publikuar në Facebook e vërteton me fakte nga reagimet e kryeministrit në këtë rrjet social për inagurimin e fermës në Kavajës.
“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatèrron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatèrrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.
Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrènuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.
Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrènuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krízën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare”, shkroi Basha.(A.M/Faxweb.al)