Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha flet me gjuhën e ambasadores Kim: Rama po bën lojëra të pista, po fsheh dështimin. Ne po punojmë çdo ditë për ta nxjerrë vendin nga kriza

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një status të tijin në Facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se po bën lojë të pistë politike, duke deklaruar se forca e tij politike nuk bën ‘lojëra politike’ por po punon çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur ‘Ramavirusi’

“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”, shkruan Basha.

Ndërkohë gjuha e përdorur nga Basha të kujton deklaratat e forta që ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri para firmosjes së marrevëshjes së Refrormës Zgjedhore, në një moment ku palët po përpiqeshin të shmangeshin nga dakordësia.

“Shtetet e Bashkuara duan të njëjtën gjë që do dhe populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA. Duam të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta arrini këtë pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Këto nuk janë gjëra me të cilat mund të bëhet pazar, por domosdoshmëri. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra”, tha në fund të majit zonja Kim.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *