Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ju plaçin sytë nëse nuk ju pëlqen, ka kushtuar 300 mijë euro”, ngre zërin Basha, flet edhe për akuzat për shtëpinë: Nuk kam hyrë i varfër në politikë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se paratë e tërmetit që mori nga Konferenca e Donatorëve nuk i ka çuar në shërbim të qytetarëve.

Ndër te tjëra ai ka thënë se po të ishte në vendin e Ramës nuk do të shpënzonte paratë për fasada dhe shpenzime të kota, duke përmendur rikonstruktimin e ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës, për të cilën thotë se ka kushtuar 300 mijë euro.

“Nuk do bëj unë ministrinë e Belinda Ballukut 300 mijë euro.E keni parë si ka dalë? Ju pëlqen fasada? Ju plaçin sytë nëse nuk ju ka pëlqyer. Ka kushtuar 300 mijë euro ajo. Sa kontenierë mund të ishin blerë me 300 mijë euro? Sa familje mund të ishin ndihmuar”, tha Basha në Syri.tv.

Po ashtu kreu i PD-së është përgjigjur edhe për akzuat për vilat në pronësi të tij, ku tha se kontratën e tij të qerasë e ka edhe kryeministri Rama, ndërsa shtoi se në politikë nuk ka hyrë i varfër.

“Që ditën e parë që kam hyrë në politikë, çdo qindarkë e imja është transparente. Unë nuk kam hyrë i varfër në politikë. Nuk kam asnjë vilë, jetoj me qira dhe Edi Rama e ka kontratën e qirasë tek tatimet. Unë jam politikan me rekorde publike. Punët që kam bërë kanë gjurmë”, u shpreh kryedemokrati

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *