Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takime me taksistët në Tiranë dhe njihet me problematikat e vështirësitë, të cilët janë ankuar për vendin e parkimeve, për rënien e punës dhe për ndërrimin e automjeteve bazuar në rregullat që janë përcaktuar nga qeveria.
Ankesa ka dhe për cilësinë dhe rritjen e cmimit të karburantit dhe për heqjen e taksës ndërsa Basha u zotua se do të hiqte taksën.
“Cmimi i naftës është më i larti në rajon për shkak të akcizës. Unë jam zotuar të heq taksën e karburantit. Pas 25 Prillit, do ul çmimin e karburantit me 240 lekë për litër. Kjo do jetë lehtësim i madh edhe për ju. Shpresoj”, u shpreh Basha.
Ndërsa një prej taksistëve ankohej se nuk i dalin të ardhurat që fiton nga puna si taksist dhe detyrohet të marrë para nga fëmijët.
“Punoj 17-18 orë në ditë. Më punon gruaja. Më punojnë fëmijët. Unë marr nga rroga e fëmijëve të mi”, shprehet taksisti.(A.M/Faxweb.al)