FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha dhe Idrizi zyrtarizojnë bashkëpunimin, kreu i PD-së: Misioni që ka sot opozita e bashkuar

Kreu i PD-së Lulzim Basha pas një takimi me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e këtyre dy forcave politike në ditët në vijim.

Basha u shpreh se kjo është një ditë e mirë për të gjithë vendin, pasi misioni i vetëm i opozitës së bashkuar do të jetë çlirimi i vendit nga qeverisja e krimit.

Ndërkohë që Basha u shpreh më tej se PD do të jetë e angazhuar për të trajtuar çështjen çame në marrëdhënien me Greqinë.

‘’Dua ti uroj mirëeardhjen në koalicion zotit Idrizi. Opozita është në frontin më të gjerë me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, në shërbim të interesit të qytetarëve në këtë momenti kritik. 

Opozita e bashkuar ka sot një mision që është fundi i bashkëqeverisjes me krimin, dhe largimi i kësaj qeverie. Të çlirojmë vendin nga pushteti i bandave dhe të japim vizionin tonë për një ekonomi të fortë”, u shpreh Basha.

Ndërkohë që Basha nuk komentoi takimin që ka pasur pak ditë më parë me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, nëse ai do të largohet apo jo nga koalicioni pas afrimit të PDIU-së.

(E.K/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.