Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë nga selia blu ku përshëndeti stërvitjen “Defender Europë 2021”, e cila ka nisur sot në vendin tonë, dhe ku denoncoi atë që e quajti masakër elektorale, që ndodhi në 25 Prill.
Basha tha se opozita do të përdorë të gjitha mjetet për të rrëzuar klanin Rama-Doshi-Rakipi, ndërsa ngriti dhe pikëpyetjet si e kanë fituar mandatin 3 përfaqësuesit e partisë së Tom Doshit, personazhe të njohura për lidhje me krimin në Durrës, apo Aurora Mara në Dibër.
Basha:
Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin që ti uroj mirëseardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s, dhe të shprehë krenarinë legjitime që mundësuam anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake.
U uroj forcave të armatosura të RSH që ta mbajnë lart standardin, krenarinë dhe flamurin tonë, pavarësisht kushteve të vështira me të cilat përballen. Aleanca është e gatshme që të përballet me çdo agresion dhe ta zprapsë atë, duke filluar me integritetin territorial.
Le të jetë ky një mesazh i qartë, për ata që duan të kthejnë Ballkanin në një fuçi baruti, dhe në një lojë për ndarjen e kutive. 25 Prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk janë deputetët dhe PD, pasi rezultati ynë e thotë qartë, që ne arritëm të rrisnim përmasat tona të bashkimit të shqiptarëve.
Detyra jonë para të gjithë shqiptarëve është që të faktojmë masakrën elektorale, duhet të drejtohen pyetjet legjitime te treshja Rama -Doshi-Rakipi, si i morën votat 3 deputetët e listës së zezë të Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të DASH në Durrës, me Çyrbjen e kokainës dhe të Plarent Dervishit, me Rrahman Rrajën e kokainës dhe klanin e tij, si i mori votat Ilir Ndraxhi i Avdylajve.
Si i mori votat Aurora Mara, e motra e Gent Marës që është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqir Rakipit? Detyra jonë është që të qendrojmë fort, dhe të bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe mënyrat që ekzistojnë, qëllimi i saj është i qartë rrezimi i klanit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët.
(E.K/Faxweb.al)