Lulzim Basha duke folur nga çadra e lirisë tha se nuk do të bëjë pazare me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. Ai tha se sa kohë që ministri i brendshëm është i lidhur me kriminelët e drogës vendi nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
‘’Nuk ka pazare, nuk ka negociata. Ne do të jemi opozita derisa qytetarët të vendosin me vullnet të lirë me zgjedhje të ndershme. Harroje se do bësh zgjedhje me Ministrin tënd të brëndshme që njihet botërisht për lidhjet e tij me kriminelët e drogës. Harroje që do të kesh zgjedhje me kriminelët që ken ë Kuvend dhe në Bashki.
Ti duhet të kountribosh një orë e më parë që vendi të ketë një qeveri teknike. Jemi të vendosur, jemi të përgjegjshëm. Lërini lojërat ato nuk të shpëtojnë. A ka shqiptarë që ta besojë që ti do Vettingun kur ti ken ë cabinet ministra që duhet të vihen para drejtësisë.
Që vjedhin tendera, ke kryehajdutin me çizme Ilir Beqja. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë me rojtaren Vilma Nushin. Janë paratë e shqiptarëve, sterilizimi që harxhon miliona Euro në vit është një vjedhje e pastër.
Vetting që të mbrosh Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, të mbrosh veten tënde nuk do të ketë. Ka një fjalë që në shqip ato që thua ti quhen brocckulla ndërsa në anglisht quhen ‘’bullshit’’.
Lërini lojërat politike, lërini keqpërdorimet me Europën. Hape rrugën ose do ta hapë populli me forcën e bashkimit kombëtar. Do të jemi këtu derisa të varrosim Republikën e vjetër dhe të ndërtojmë republikën e re’’, deklaroi Basha.