Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, është shprehur se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza ekonomike, dhe për përmirësimin e tij nevojitet ndihma urgjente e qeverisë pasi koha nuk pret. Rënia e konsumit dhe pasha e TVSH-së, janë dy nga faktorët që rëndojnë mbi gjëndjen e vështirë ekonomike të biznesit të vogël.
Postimi i Bashës: Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.
“Unë jam Ganiu zotëroj një biznej të vogël, mbi 20 vjet. Në vitin 2018 u futa në biznes me TVSH. Unë paguaj2.5 milionë lekë të vjetra në vit, vetëm nga TVSH-ja që na është garkua. Bënë shumë gabim që e vendosën TVSH-në biznesit të vogël. Veç, kësaj ne kemi 5-6 vite që na kanë vendosur taksën e arsimit dhe nuk na i kanë hequr. Për ne mendoj se nuk është e drejtë pasi është rëndesë. Problemi që ka biznesi është rritjq e çmimit të ujit dhe korentit. Ndihemi shumë keq pasi kemi fut dhe lekët tona për ta mbajtur hapur këtë biznes”.- tha sipërmarrësi.