Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Debati për ndihmat e politizuara të qeverisë në situatën pandemike, Bardhi publikon dokumentin faktues

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me masat e qeverisë si pasojë e pandemisë që po kalon vendi.Bardhi në shkrimin e tij është ndalur tek ndihmat që qeveria u jep familjeve në nevojë në këtë situatë.

Ai thotë se përmes regjimit të facebook-ut, ai njofton se qeveria ka furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Kjo është një nga talljet e tij të zakonshme me shqiptarët që po vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të krizës.

Postimi plotë

“Rreth orës 21.00 të çdo mbrëmje, qytetarët shqiptarë ushqehen me një gënjeshtër të re nga Edi Rama.

Përmes regjimit të facebook-ut, ai njofton se qeveria ka furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Kjo është një nga talljet e tij të zakonshme me shqiptarët që po vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të krizës.Kjo është një gënjeshtër e shëmtuar e kllounit që kemi për kryeministër, i cili nuk do t’ia dijë për mijëra familje në nevojë dhe biznese pa asnjë të ardhur që i ka lënë në mëshirë të fatit.

E vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama çdo mbrëmje. Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile.Kjo do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime, mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit. Atëherë ku shkuan 1.5 milionë euro të cilat ia dha klientit të vet të preferuar për të furnizuar me ushqime Rezervën e Shtetit?

Të japësh 9 059 pako me ushqime dhe të thuash që ke ndihmuar 250 mijë familje nuk është thjesht një gënjeshtër e radhës. Është një përpjekje kriminale për të mbuluar me propagandë vështirësitë reale që kanë qytetarët për të siguruar jetesën dhe mbijetesën. Regjimi i facebook-ut të Edi Ramës nuk e ndryshon dot faktin se sonte me mijëra fëmijë do të flenë me barkun bosh për shkak të dështimit të tij për t’u ardhur vërtet në ndihmë”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *