AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Barcelona zgjedh numrat, ja kush do ta mbajë fanellën me nr.8 të Iniesta

Pas një jete te skuadra e Barcelonës, mesfushori Andres Iniesta nuk është më pjesë e këtij ekipi (luan në Japoni). Skuadra katalanase ka publikuar sot numrat që do të mbajnë në shpinë lojtarët dhe kureshtja më e madhe ishte se kush do ta merrte fanellën me nr.8, që për 20 vite u vesh nga Iniesta. Atë numër do ta mbajë të veshur në fanellë braziliani Arthur, që erdhi këtë vit nga Gremio.

21-vjeçari brazilian është i bindur se do të jetë në lartësinë e Iniesta dhe do ta nderojë këtë fanellë. Pak ditë më parë, Arthur ishte protagonist i një goli fantastik të realizuar ndaj Tottenham, duke bërë që fansat e shumtë “blaugrana” ta duartrokasin gjatë. Kiliani Arturo Vidal, një tjetër lojtar i ardhur këtë verë, do të mbajë fanellën me nr.22, Rafinha fanellën me nr. 12, ndërsa Malcolm nr.14.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.