AS ka publikuar një lajm interesant në lidhje me presidentin e ardhshëm të Barcelona-s.
E përditshmja spanjolle ka filluar të mendojë për pasardhësin e Bartomeu-t, mandati i t ë cilit përfundon në 2021-shin.
Emri i përzgjedhur është ai i Gerard Pique, mbrojtësi aktual i klubit katalanas. Sipas AS, Pique është i preferuari i tifozëve të Barçës si president të ardhshëm.
Edhe pse qendërmbrojtësi duket se nuk ka ndërmend të kandidojë, ai do të ishte i gatshëm të merrte pjesë në garë nëse tifozët do t’ia kërkonin një gjë të tillë.
Siç ka shpjeguar AS, aktualisht Pique po fiton eksperiencë si drejtues dhe si president i Andorra-s, klubin që ai ka blerë kohët e fundit dhe, pas dy vitesh, mund të jetë gati për hapin e madh.
Ish-shokët e tij të skuadrës, Xavi dhe Puyol, mund të jenë pjesë e stafit të ardhshëm drejtues të klubit.