22:33 | 08/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Barça nuk federon dot lojtarët, nga ana tjetër zbulohen rrogat marramendëse

13:10 | 05/08/2022
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Barça nuk federon dot lojtarët, nga ana tjetër zbulohen rrogat marramendëse

Barcelona ndodhet në vështirësi serioze për të federuar lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle. Gazeta “Marca” ka konfirmuar se asnjë nga afrimet e merkatos së verës, për të cilët klubi ka shpenzuar mbi 150 milionë euro nuk është federuar ende.

Robert Levandovski, Rafinja, Zhyl Kunde janë disa nga afrimet e bujshme të katalanasve, por klubi nuk ka marrë ende dritën jeshile për regjistrimin e tyre në La Liga dhe që do t’i mundësonte më tej aktivizimin në fushë. Gjithçka ndodh kur ka mbetur vetëm një javë nga nisja e sezonit të ri. Për shkak të kësaj problematike, klubi vendosi të bënte disa manovra financiare ku futen shitja e 25% të të drejtave televizive për afro 600 milionë euro si dhe shitjen e 24.5% të aksioneve të “Barça Estudios” për “Socios.com”. Por edhe pas këtyre ndërhyrjeve situata nuk duket përsëri e qartë.

Jo më kot, klubi katalanas bëri një lëvizje të dëshpëruar duke i kërkuar UEFA-s paradhënie të milionave të arkëtuara nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve në sezonin e ri. Pas përgjigjes negative të UEFA-s, Barcelonës i duhet të bëjë një tjetër lëvizje për të federuar Levandovskin me shokë për nisjen e sezonit të ri. Klubi ka dy rrugë, ose të shesë një pjesë tjetër të aksioneve të “Barça Estudios” ose të shesë dy nga lojtarët që përfitojnë më shumë miliona pagesa si Memfis Depai dhe Frenki de Jong. Ndërsa nga njëra anë klubi katalanas përballet me vështirësi për të federuar lojtarët e afruar në merkaton e verës, nga ana tjetër pagesat e Barçës për futbollistët e saj janë vërtet të çmendura, raporton “Panorama Sport”.

Ka qenë gazeta britanike “The Sun” që ka publikuar një pjesë të pagesave të lojtarëve të klubit spanjoll. Sipas tabloidit britanik në fjalë, lojtari më i paguar i Barcelonës është sulmuesi Osman Dembele. Francezi vendosi të rinovonte për dy vjet me klubin pas një konflikti të gjatë. Dhe rezulton se ai është lojtari që përfiton më shumë të ardhura, afro 18 milionë euro në sezon.

Ajo që bie në sy është paga e sulmuesit Robert Levandovski. I ardhur me shumë zhurmë nga Bajerni i Mynihut, polaku është vetëm lojtari i pestë më i paguar në klub. Ai do të përfitojë 10.6 milionë euro në sezon te katalanasit, më pak se te Bajerni. Në fakt, një gjë e tillë ishte raportuar menjëherë nga mediat gjermane. Një surprizë tjetër është se në vendin e dytë nga më të paguarit e Barçës është mbrojtësi Samuel Umtiti. Francezi është “zhdukur” nga qarkullimi me klubin që kërkon ta largojë. Por përtej kësaj ai përfiton më shumë se 16 milionë euro në sezon.

ShareTweetSendShareSend
Pas

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha thirrje qytetarëve: Mos bini pre, mos blini apartamente

Para

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Gjykata e Vlorës lë në burg Arjan Tasen. Zbulohet çfarë i tha ish-komisari avokatit mbrojtës

Para
Ngjarja tragjike në Himarë/ Prokuroria pritet të ndryshojë akuzën, komisari i policisë Arjan Tase mund ta pësojë keq

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Gjykata e Vlorës lë në burg Arjan Tasen. Zbulohet çfarë i tha ish-komisari avokatit mbrojtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

SHBA-ja jep edhe një miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Gomonia shkëputet nga makina që e tërhiqte dhe përfundon në trotuar, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët në Shëngjin

Vritet me thikë një person në Maliq, arrestohet autori (EMRAT)

“Zjarri djeg dhjetëra shtëpi në fshatin Fushë Grudë”, Berisha ndan pamjet: Ndërhyrja tejet e vonuar, turp!

Bombardoi një ndërtesë, ushtari rus dënohet me 10 vjet burg

Digjen pyje e pemë/ Vijon ende aktiv zjarri në Dushkarak të Vlorës, zjarrëfikësja largohet, në rrezik…

Peleshi kërkoi evakuimin e qytetarëve që rrezikohen nga zjarret, Meta: Shqipëria po digjet sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar…

“Efektivë që tolerojnë horrat, por jo qytetarët”, Gledis Nano “ultimatum” vartësve: Reflektoni urgjent, mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër

Vdekja e çiftit shqiptar në Nju Jork, flet motra e 28-vjeçares: E vrau Florindi bashkë me ëngjëllin në bark, mjekët e paralajmëruan…

“Drejtësi për Jonadën”, mbyllet protesta para Kryeministrisë, peticion për shkarkimin e ministrave

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.