Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Barazimi ndaj Andorrës/ Reja: Ishim të ngadaltë, shpresoj të ndryshojmë ndaj Francës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja nuk e fshehu zhgënjimin për barazimin 2-2 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, teksa në lidhjen direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, pranoi se skuadra nuk dha atë që pritej dhe se ishte e lexueshme në lojë.

Një rezultat i papritur, për më tepër ndaj një kundërshtari të dobët dhe që nuk fiton prej 9 vitesh në transfertë.

“Është e vërtetë që nuk e nisëm me këmbën e mbarë këtë ndeshje dhe nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtarëve në fushë. Prisja më shumë nga skuadra dhe nga lojtarë të caktuar në fushën e lojës sot”, tha Reja.

Na shpjegoni pak momentet e golave që pësuam?

Sot u treguam pak mendjelehtë, pasi ana psikologjike peshoi shumë. Në përgjithësi kemi bërë paraqitje shumë më të mira se sa sot, kur ishim shumë të lexueshëm nga kundërshtari. E kishim parashikuar këtë lloj loje të kundërshtarit, ndaj nuk e kuptova rendimentin e lojës tonë.

Mos ndoshta formacioni nuk ishte i duhuri për këtë ndeshje?

Gjasula ishte i skualifikuar, ndërsa Bare rrezikonte skualifikimin me një karton sot, ndaj bëra disa ndryshime, për të menaxhuar edhe më mirë forcat. Megjithatë ndoshta ndryshova disi shumë, por doja të shikoja edhe disa lojtarë që nuk i njihja mirë se çfarë mund të më jepnin në fushë. Më shumë sesa emrat e lojtarëve, më shqetësoi më shumë manovra shumë e lehtë dhe e lexueshme në sulm. Ishim shumë të ngadaltë, pro shpresoj të ndryshojmë në ndeshjen e radhës.

Në media e kishe vlerësuar drejt Andorrën, por duket se lojtarët nuk e kishin marrë si duhet mesazhin?

Gjëja e parë që bëra në fillim të grumbullimit, ishte të tregoja rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe lojtarët e kuptuan, por nuk arritëm të bëjmë gjëra të mira sonte. Ne kemi vuajtur gjithmonë ndaj skuadrave që mbrohen shumë, pasi nuk dimë të zgjidhim situatat në zona të ngushta. Megjithatë shpresoj që të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *