Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një daljeje publike për media nga ambientet e jashtme të selisë blu, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhimin e situatës së përmbytjeve.
Basha u shpreh se ndryshe nga si gjendja paraqitet nga propaganda qeveritare, qindra familje në zonat e përmbytura jetojnë nën ujë dhe pa ushqime.
“Gjatë ditëve të kaluara kam qenë me disa prej jush në zonat e përmbytura, kemi parë dëmet e mëdha dhe vështirësitë që po kalojnë njerëzit. Edhe sot që flasim mijëra banorë dhe shtëpitë e tyre janë në ujë. Janë me mungese të ujit të pijshëm, pa ushqime apo vuajnë për aksesin për të dalë nga shtëpia, s’kanë as medikamente. S’po flas vetëm për zonën e ultësirat. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, ndonëse në rreth politik, jemi përpjekur që të bëjmë gjithçka.”, tha Basha.
Mes te tjerash Basha tha se eshte koha qe Ramen ta largojne shqiptaret, pasi prodhon deshtime.
“Nuk ka shqiptarë që s’e kupton se ky neri është problemi i vendit. Ka një zgjidhje të bëhemi bashkë e ta largojmë. Kush është njeriu që 8 vite ka qenë kryeministër, që ka patur të gjitha pushtetet, është në fund të mandatiti njerëzit janë deri në brez në ujë. Viti i dytë që i gjen njerëzit në cadra. Ka ardhur koha ta largojmë të kemi një qeveri të përgjegjshmë. Probleme ka e do ketë, detyra e qeverisë është të bëjë gjithçka të ndihmojë njerëzit. E në këtë detyrë, Edi Rama ka dështuar dhe e sotmja ishte një vulë e turpit në ikje që përmbytjet po i kthen në shfajësim për veten e propagandë.”, tha ai.