AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Banorët e Kurbneshit dalin në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve (video)

Banoret e Kurbneshit Njesia Selitë në Mirditë kanë dalë në protestë  kunder ndërtimit të  dy HEC-ve mbi lumin e urakës. Banorët  kërkojnë shfuqizimin e koncensioneve pasi ndërtimi i HEC-ve dëmton rëndë këtë perle te natyrës. Banoret shprehen te vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndertimin e HEC-ve në këtë zonë. Në mbeshtetje të banorëve është edhe ipeshkevi i Mirditës monsinjor Gjergj Meta.

Jo HEC-eve mbi Urakë!

“Nesër, për shkak të meshëve në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë.

Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta. Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t’i përçudnojmë.

I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër.

Zëri i komunitetit selitas që jeton aty me shekuj duhet të dëgjohet. Unë jam me ta e do të jem gjithmonë në mënyrë që Uraka e bukur të mbetet sikurse e ka bërë Zoti”.

 

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *