Banorët e fshatit Spathar që është pjesë e bashkisë së Librazhdit, kanë bërë një mbledhje urgjente me drejtues të lartë të bashkisë që të shprehnin hapur ankesat e tyre në lidhje me problemin e rrugës së fshatit të tyre dhe mungesës së ujit të pijshëm.
Në mbledhje morën pjesë të rinjtë e fshatit të cilët shprehën ankesat në lidhje me amortizimin e rrugës që shkakton shumë probleme gjatë kohës së dimrit, si dhe problemin e ujit që mungon dhe që banorët detyrohen ta blejnë.
Njëri nga banorët që mori pjesë në atë mbledhje, pasi doli nga takimi me përfaqësuesit u shpreh që ato i thanë ankesat e tyre në lidhje me problemin e rrugës.
“Kërkesa krysesore ishte për rrugën, sot thjesht u mblodhëm për të parë. Nesër nënkryetari do vijë ta shohë vetë”, tha për Fax News njëri prej të rinjve pas mbledhjes.
“Spathari ka 2 vite që nuk ka as ujë e as rrugë, ndërsa sot gjasme, gjasme do vijnë ta shohin. Nuk besoj më asgjë, gënjeshtra të radhës. Nuk ka më, nuk do lëmë të kalojnë as fugona shkolle asgjë, do dalim para. Dhe ca marrin ujë të tjerët do ti presim, s’ka më. Duam ujë, rrugën dhe energji elektrike”, tha një tjetër i ri i cili u shpreh se ndoshta e kanë marrë me shaka drejtuesit vendor këtë histori, por që ata vetë e kanë ndërmend t’i shkojnë deri në fund zgjidhjes së problemeve të tyre.
Edhe psë është pjesë e bashkisë Librazhd, në fshatin Spathar mungon uji i pijshëm çka sjell problem për konsum ditor nga ana e banorëve aty. Problemi kryesor i tyre ka të bëjë me rrugën dhe që është problem gjatë kohës kur ka reshje pasi është e vështirë të kalohet.
Bashkia e Librazhdit e ka miratuar projektin dhe pritet ta vendosin në zbatim sapo të pushojnë reshjet e shiut.