Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët në lagjen Apolonia në Fier. Ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, gjë që shkaktoi panik tek banorët e zonës.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se drejtuesi i makinës, e cila ishte benzinë gaz, sapo kishte zbritur kur shpërtheu në flakë. Zjarri ishte aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme tek tre makina të parkuara rresht njëra pas tjetrës.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes teksa po punohet për të zbardhur detajet.
Informacion paraprak: Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier. Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qenë të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip “Audi”. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.(A.M/Faxweb.al)