Në disa lagje të Elbasanit nuk investohet prej vitesh, duke bërë që banorët të përballen me një mori vështirësish. E tillë është edhe lagjia “Skëndërbej” në Elbasan ku jetojnë rreth 500 banorë nga komunitete të ndryshme.
Pamjet përcjellin shqetësimin e banorëve. Gropa me ujë në rrugë, mungesë kanalizimesh, rrugica pa ndricim, plehra kudo, mungesë kontinierësh janë disa nga problemet që shoqërojnë të përditshmen e këtyre qytetarëve të cilët ankohen për mos vëmendje nga ana e institucioneve shtetërore.
Më e vështirë për ta është në kur kanë urgjenca mjekësore dhe e kanë të vështirë të transportojnë të sëmurët në spital, por edhe kur dërgojnë fëmijët në shkollë.
Indinjata e banorëve është e dukshme, ndërsa akuzojnë politikën se është kujtuar për ta vetëm në kohe zgjedhjesh. Kercenojne se nëse në lagjen e tyre nuk investohet para zgjedhjeve ata do ti bojkotojne në shenjë revolte.
Më herët edhe banorët e lagjes 5 Maji sot iu drejtuan me një peticion bashkisë së Elbasanit duke kërkuar nga kjo e fundit ti përfshijë në investimet e vitit 2021.
Në dy lagjet atë Skëndërbej dhe 5 maji në Elbasan pjesën dërrmuese e përbëjne banorë të komunitetir rom dhe egjyptan, ndaj këta banorë kanë bindjen se janë lënë në harresë për shkak të etnisë së tyre./Entela Duka-Fax News