Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 17-të të protestës së banorëve të Astirit. Teksa banorët i kërkojnë ballafaqim, Rama u është përgjigjur nga rrjeti social Twitter.
Rama shkruan se kjo është e dyta prishje masive në interes publik, pasi kanë kaluar 15 vite nga ajo e shembjeve në Parkun Rinia.
”Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”, është shprehur Rama.
Banorët e Astirit që në ditët e para të protestës së tyre kanë kërkuar ballafaqim me qeverinë.(J.D/Faxweb.al)