Për shpëtimin e bankave të nivelit të dytë, Banka e Shqipërisë do të krijojë një fond të posaçëm, në rastet kur rezikohet stabiliteti financiar i vendit nga falimentitmi i mundëshëm i ndonjë banke. Projekligji i propozuar nga Banka e Shqipërisë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme ka mbërritur në parlament.
Në momentin që aksionerët e bankës nuk e përballojnë dot situatën e krijuar për mos përbushjen e detyrimeve të saj dhe banka është në rrezik, atëherë ndërhyn Banka e Shqipërisë përmes një autoriteti të posaçëm që krijon ligji i ri. Bnaka e Shqipërisë do të administorijë fondin e shpëtimit. Ndërhyrja e jashtëzakonshme nuk mund të kalojë me shumë se 5% të detyrimeve të bankës.
Autoriteti i bankës ka kompetencë të shkarkojë edhe administratorët e bankës që është në rrezik. Po kështu banka në rrezik duhet të hartojë plane shpëtimi dhe duhet të njoftojë hap pas hapi Bankën e Shqipërisë. Mund të kërkohet edhe hua nga buxheti i shtetit, nëse burimet dhe mjetet financiare të siguruara janë të pamjaftueshme për shëptimin e bakës. Shoqata e bankave në vend është dakort me projektligjin. Sekretari i shoqatës, zoti Spiro Brumbulli tha se ligji është diskutuar me bankat dhe është në përputhje me ligjin.