Teksa të gjithë kërkojnë shtimin e testimeve dhe mbështetjes financiare për Covid 19, një lajm i mirë vjen më në fund nga Banka Botërore, e cila ka miratuar gjatë ditës së djeshme një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë.
Sipas asaj që raporton BB në faqen e saj zyrtare, ndihma e dhënë do të përdoret për të forcuar kapacitetet shëndetësore për të luftuar COVID-19. Për më tepër thuhet se këto 15 milionë euro do të shkojë për testimet e popullsisë, gjurmimin e rasteve, rritjen e shtretërve spitalorë në terapi intensive si dhe trajnime për personelin shëndetësor.
Kjo është një përgjigjie financiare nga Banka Botërore ndaj kërkesës së qeverisë dhe tashmë ai do të jetë i formuluar në një projekt konkret në këto drejtime që luftojnë COVID-19.
“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paprecedentë. Unë do të doja të njihja përkushtimin e jashtëzakonshëm të profesionistëve të shëndetit në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin rreptësisht distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxheri i Bankës Botërore.
“Duke pasur parasysh pasigurinë në lidhje me evolucionin e pandemisë, hartimi i projektit është fleksibël për të akomoduar nevoja që ka të ngjarë të ndryshojnë pasi njohuritë rreth epidemiologjisë COVID-19 evoluojnë.”- shtoi ai.