Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kronologjia pesë orë përplasje/ Si u ekzekutua me breshëri plumbash ‘Ramboja’ i Elbasanit, ja çfarë gjeti policia në banesën e 71-vjeçarit

Qyteti i Elbasanit dhe banorët e zonës përreth përjetuan prej më shumë se 5 orësh një luftë të vërtetë, teksa dëgjoheshin të shtëna në breshëri dhe shpërthime.

Pas një rezistence prej 5 orësh, duke tmerruar dhe krijuar ankth tek banorët, përfundoi fatalisht ngjarja në Elbasan, me vrasjen e 71-vjeçarit Lefter Zhidru i cili hapi zjarr ndaj policisë dhe plagosi dy rinjtë Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç.

Forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin, pasi ky i fundit vijojë që nga banesa e tij të qëllojë kundrejt efektivëve të policisë, megjithë përpjekjen e këtyre të fundit për ta bindur që të dorëzohet.

Gjatë neutralizimit të të moshuarit, forcat RENEA hodhën gaz lotësjellës në apartamentin e ish-bashkëshortes së Zhidrusë, dhe më pas janë dëgjuar të shtëna armësh nga të dyja palët.

Si pasojë e gazit lotsjellës, Zhidro është hutuar, raportohet të ketë përdorur sërish armën, por ka qenë e shpejtë ndërhyrja që e ka ekzekutuar. Thuhet se nuk ka qenë ndërhyrje nga dera. Banesa në katin e dytë dhe forcat operacionale kanë qenë të përqëndrura në të gjitha anët, përfshirë edhe banesat e komshinjve.

Mësohet se në banesën e të moshuart u gjetën 6 kallëpe tritoli dhe kapsolla. Një pjesë e banorëve ishin ende në banesat e tyre, të paevakuar të cilëve policia u kërkoi vazhdimisht që të ruanin qetësinë dhe të mos lëviznin.

Në Elbasan shkuan forca të shumta të policisë së shtetit për të ndjekur nga afër operacionin dhe ndër to edhe drejtuesit më të lartë Ardi Veliu si dhe drejtori i Kriminalistikës Tonin Voci.

SI NISI NGJARJA:

Policia sqaron se e gjitha ka nisur nga një konflikt familjar. Ka qenë një grua ajo e cila ka telefonuar policinë pas konfliktit me të shoqin, autorin e ngjarjes, Lefter Zhidru. Ky i fundit ka dhunuar gruan dhe vajzën e tij 14-vjeçare.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët, por aty kanë hasur në rezistencën e autorit i cili i ka qëlluar me breshëri. Pasi ka qëlluar me breshëri plumbash, i moshuari ka plagosur Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç, të cilët po ecnin në rrugë dhe që më pas janë zvarritur për tu shpëtuar të shtënave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme “Shqiponjat” të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç, ju informojmë se:

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renena i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *