Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kishte fshehur në oborrin e banesës drogë, policia kap në flagrancë 59-vjeçarin nga Kruja

Shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, banesa dhe ambiente të ndryshme, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. M., 59 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *