Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ I kishte shkruar emrin në çdo cep të pallatit, Fax News zbulon detaje nga abuzimi me të miturën: Banesa ku u detyrua të….

Banesa ku 65-vjeçari Abaz Doku ka abuzuar me 15-vjeçaren nuk është larg më shumë se 100 metër me pallatin e kësaj të fundit. Banorët e zonës na Babrru janë të shokuar me ngjarjen, ndërsa për Fax News shprehen se e njihnin si person problamatik. Ai prej dy vitesh kishte ndërruar tre herë punën, në tre shkolla të ndryshme, ndërsa ishte shoqëruar në komisariat disa herë për abuzim, por për të nuk ka patur kallëzim.

Kjo është banesa ku 65-vjeçari Abaz Doku ka abuzuar me 15-vjeçaren në Babrru, në afërsi të Bregut të Lumit. Ne trokitëm, por askush nuk u përgjigj. Më pak se 30 sekonda me këmbë nga banesa, e cila është në pronësi të të vëllait ndodhet pallati ku banonte familja e 15 vjeçares, e cila është abuzuar edhe nga disa persona të tjerë.

Në muret e pallatit të bien në sy një numër i konsiderueshëm shkrimesh të fshira me bojë të bardhë, ku ishte i shënuar emri i minorenes, si pjesë e kërcënimeve ndaj saj. Në lagje, 65-vjeçari njihet si njeri porblematik, ndërsa banorët e zonës e cilësojnë të patolerushëm veprimin. Një pjesë e tyre kanë patur dijeni në lidhje me atë çfarë ai ka bërë edhe më parë, ndërsa dyshohet se 15-vjeçarja nuk është viktima e vetme.

Familja e 15-vjeçares është larguar nga lagjia dhe nuk gjendet në banesë. 65-vjeçari Abaz Doku ka ndërruar për rreth dy vite tre vende pune si roje në disa shkolla. Policia e Tiranës ka patur informacione prej shumë kohësh për abuzim me të mitur, dhe është shoqëruar disa herë, por nuk ka patur asnjëherë asnjë kallëzim për të dhe kanë munguar provat. Vetëm në ditët e fundit është arritur të dokumentohet ngjarja dhe të bëhej arrestimi.

Doku pritet të dalë para Gjykatës Penale të Tiranës për t’u mësuar me masën e sigurisë, ndërsa burime nga Organi i Akuzës konfirmojnë se do të kërkohet caktimi i masës “arrest me burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim./Sokol Dema-faxnews

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *