Gjatë tre muajve të fundit policia e Nottinghamshire ka arritur të asgjësojë 62 ndërtesa ku kultivohej kanabis. Ata kishin zgjedhur ndërtesa tregtare si fabrika dhe depo të papërdorura për të prodhuar lëndë narkotike.
Ishin kriminelët e armatosur, të cilët dyshohet të jenë bandë shqiptare që hynë brenda banesave të armatosur për të kapur kontrollin mbi furnizimin e një bande tjetër dhe lëvizjet e tyre shqetësuan banorët e zonës. Ata njoftuan policinë, pasi panë disa persona të armatosur më çanta të mëdha kanabisi duke dalë prej këtyre ndërtesave.
Incidenti më i fundit ka ndodhur në Harcourt Street, Kirkby-in-Ashfield, rreth orës 4 të mëngjesit në ditën e Vitit të Ri. Oficerët brenda gjetën dhjetëra bimë kanabis dhe një sërë pajisjesh të sofistikuara për rritje.
Inspektori detektiv Paul Lefford nga Policia e Nottinghamshire tha se disa kriminelë kishin vendosur të merreshin me rritje të kanabisit si “një mënyrë e thjeshtë për të fituar para”. Por Lefford shtoi se rritja e kanabisit nuk ishte “një krim pa viktima” dhe ishte e lidhur me skllavërinë moderne, pastrimin e parave dhe dhunën.
“Ne jemi duke bërë punën hetimore për të zbuluar se kush i drejton fermat. Bëhet fjalë për të ndjekur zinxhirin dhe për të shkuar në krye.”-u shpreh Lefford. Bimë kanabisi me vlerë më shumë se 4 milion £ janë kapur nga Policia e Nottinghamshire gjatë pandemisë, disa prej të cilave u zbuluan në shtëpitë e njerëzve.